Simpozium i organizuar nga Shoqëria Stomatologjike Shqiptare

Tema: "Stomatologjia sot - Karcinoma orale"
Me datë: 01.03.2020 ora 10:00
Vendi: Rektorati i UT-së
Kuotizimi: 900 den; për anëtarët e SH.S.SH-së që kanë paguar anëtarësinë (për vitin 2020) 800 den
Pagesa bëhet në xhirollogarinë 290 4000003980 22
Deponues: TTK Banka

Për ata që do të bëjnë pagesën nëpërmjet xhirollogarisë dhe nuk do të jenë të pranishëm në simpozium nuk mbajmë përgjegjësi për çertifikatën e tyre.
Simpoziumi është i akredituar 8 pikë me pjesëmarrje pasive dhe 12 pikë me pjesëmarrje aktive.

Ky simpozium është në grupin e 7 simpoziumeve që në vitet e ardhshme do të duhet patjetër të ndiqen sepse nuk do të mund t’ju ripërtrihen (vazhdohen) licencat nga ana e Odës, kuptohet nëse rregullorja ekzistuese do të jetë në fuqi edhe në të ardhmen.